Ndërthurja e recetave më të shijshme të pulës dhe shërbimit më mikpritës është Te Halimi
“Te Halimi” e veçon veten nga konkurenca duke ridefinuar shijen e pulës së pjekur me sosën special që ofron shijë unike të recetave të pulës dhe që ngjall gurmandin në gjithkënd. Atmosfera e krijuar në restaurantet si Prizren, në Prishtinë – Emshir dhe Lagjen Marigona si dhe ne dy pikat e reja Abi Çarshia dhe në Ferizaj në kompleksin “The Village Shopping & Fun”, na bëjnë që të jemi prezent me shijen unike në shumë vende.
Eksperienca
Brendi “Te Halimi” njihet përveç recetave speciale të pulës, edhe me ambiente tejet të ngrohta ku ushqimi përcillet nga një atmosferë e paharrueshme. Si prioritet Te Halimi ka edhe nivelin e shërbimit, ku si rezultat i punës në këtë aspekt çdo vizitor ndahet i kënaqur. Pjesë e shërbimit është edhe mikëpritja e cila gjithmonë përcillet me pozitivitet, e falë të cilës brendi ka fituar besueshmëri nga vizitorë dhe ka arritur të zgjerohet tani në pesë pika të ndryshme. Me shërbimin dhe interierin e veçant, Te Halimi mbet një eksperincë për të mbajtur mend.
Misioni ynë
Ne si brend jemi përpjekur gjithmonë për të bërë më të mirën e mundshme në çdo gjë. Në këtë mënyrë edhe sot vazhdojmë të punojmë drejt cilësis së ushqimit, që për ne është prioritet, drejt një shërbimi të mirë, në burime njerëzore dhe po ashtu edhe në rritje të korporatës. Ne shpesh shqyrtojmë performancën tonë dhe analizojmë të dhënat në terren për të identifikuar sfidat dhe për të vendosur objektiva të rejapër operacionin tonë, të cilat ne synojmë të takojmë dhe tejkalojmë.
Vizioni ynë
Ambiciet tona për të ardhmen gjithmonë kanë qenë drejt zgjerimit dhe pozicionimit në treg. Me një angazhim të pandalshëm për shërbim që rritë vlerën e brendit, cilësi të vazhdueshme të ushqimit dhe vlerë për vizitor, ne synojmë të diferencohemi në industrinë tonë. Të vendosim standarde në industri duke qenë të besueshëm për partnerët tanë, për klientët si dhe tërë stafin. Për të arritur rritje dhe përparim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.
Objektivi ynë
Të dalë si udhëheqës në industrinë e shërbimit ushqimor përmes zhvillimit të vazhdueshëm të produkteve, shërbimeve, sistemeve tona dhe cilësinë e përgjithshme të operacioneve tona.